Letërsitë e vendeve të vogla duken të pazonjat të ngrihen mbi madhësinë e numrit të shtetasve tyre. Kur flasim për letërsinë klasike, ne mendojmë për Rusinë dhe Francën, Anglinë dhe Gjermaninë.
Shqipëria, e cila ende ka vetëm pak milionë banorë, është askund, edhe pse, në socializëm, ajo i dha jetë disa shkrimtarëve të mirë. Ata shkruan mirë jo për shkak të socializmit, por nën zemërimin e tij. Në fakt, ata shkruan veprat e tyre më të mira, pasi Shqipëria kishte përqafuar “realizmin socialist”, “dhuratën e madhe” të Zhdanovit, intelektuali i preferuar i Stalinit. Ai dekretoi “normat letrare” si objektivat e planit pesë-vjeçar.
Romancieri shqiptar, Ismail Kadare, ka shkruar mirë – dhe kjo nën Enver Hoxhën, aftësia e tij ishte të krijonte kryevepra të nëndheshme. Dy romanet e tij, njëri mbi prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe tjetri në lidhje grindjen e saj me Kinën, janë të mira nga çdo standard. Për shembull, një përshkrim i dy personave të dashuruar në romanin e parë të përmendur më lart, “Dimri i Madh”: “Çfarë do të të mbetet?”, pyeti Besniku, pasi u ulën në një tavolinë të lirë. Ajo fiksoi shikimin e saj në të tijin, si të mos kuptonte gjuhën që fliste ai. Në sytë e saj, ai mund të dallonte dy hije të vogla njollash të purpurta që e tradhtonin, dikush mund të thoshte, kënaqësi sensuale, dhe pastaj këto dy rrathë, duke u bërë të dallueshëm, i dukeshin atij si prova të dukshme, të vetmet, të bashkimit të tyre, përjetimi i orëve të kaluara së bashku në një dehje, gati në dhimbje, një djegie vetëdijeje që kjo mrekulli ishte bërë reale brenda trupit të gruas që ai donte, që ai e kishte nisur në dhimbje për t’i dhënë fund me dhimbje, sepse asgjë e mrekullueshme nuk është arritur në këtë botë pa vuajtje” (Ky është një përkthim nga një gjuhë e dytë. Nga shqipja në frëngjisht e më pas në anglisht. Pra, mund të ketë humbur ca nga delikatesa e origjinalit).
“Papërshtatshmëria e sistemit nomolitik”, nën hijen e të cilit jetoi dhe punoi Kadare, janë përshkruar më së miri edhe nga Arthur Koestler. (Lexuesi i ri i sotëm, i cili rastësisht mund t’i hedhë një sy kësaj që unë po shkruaj këtu, mund të vrasë mendjen mbi emrat për të cilët po flas. Por, në ditët e rinisë sime, emra si Malraux, Arthur Koestler dhe Isherwood ishin të njohur për të gjithë lexuesit) Që Kadare nuk u fut në burg dhe jetoi për të denoncuar socializmin pas ndryshimeve në Shqipëri, i dedikohet tërësisht shmangies së tij të kujdesshme nga çdo gjë që i ngjante një mosmiratimi ndaj sistemit, ndërsa jetonte nën të. Kritika e tij ndaj sistemit pas fundit të tij, do të thotë se çështja ishte aty, por e fshehur mirë….
Abul Fazl
“The Nation”
*Autori është ish-ambasador në pension











