Pas kallëzimit të bërë nga PD për dhunë nga ana e policisë gjatë protestës së bërë më 23 dhjetor në Tiranë, SPAK urdhëron Prokurorinë e Tiranës të hetojë policinë për sjelljen në protestën e fundit të PD-së.

Përmes një njoftimi zyrtar, kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nga kallëzimi i bërë nga PD, SPAK vëren se ka veprime te kundërligjshme te policisë.
Por thekson se policia nuk është subjekt i SPAK-ut.
Dumani nënvizon se nëse nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezulton se ka një subjekt të SPAK, atëherë çështja duhet të dërgohet në SPAK.
“Nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të veprave penale të parashikuar nga nenet 90, 248, 250, 251,253, 261 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
© Panorama.al











