Ka kryer operacione plastike? Aktorja i jep fund thashethemeve dhe zbulon të vërteten: Do të plakem…

Oct 28, 2025 | 13:11
Sydney Sweeney u ka dhënë fund thashethemeve se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike , duke mohuar kategorikisht çdo ndërhyrje në fytyrën e saj, pasi siç theksoi vetë, ajo “ka frikë nga gjilpërat”.

Në një intervistë për “Variety”, aktorja shpjegoi se ka  tmerr nga gjilpërat dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale kozmetike, as tatuazh.

“Nuk kam bërë asgjë. Do të plakem me hir “,  deklaroi Sweeney .

Aktorja komentoi se i duken qesharake thashethemet rreth pamjes së saj, pasi, siç tha ajo, shumë nga fotot që qarkullojnë në internet dhe që krahasojnë pamjen e saj aktuale me atë të së kaluarës, vijnë nga fëmijëria e saj.

“Është vërtet qesharake. Shoh disa foto dhe mendoj Jam 12 vjeç në këtë foto. Sigurisht që do të dukem ndryshe. Tani vë grim dhe jam 15 vjet më e madhe ”, tha ajo.

Disa ditë më parë, Sydney Sweeney bëri një ndryshim në flokët e saj, teksa u shfaq me një kaçurrela të shkurtër në shfaqjen e filmit të saj “Christy” në Los Angeles. Siç zbuloi parukieri i saj, Glen “Coco” Oropeza, procesi i marrjes së nuancës së re, më të çelët të flokëve të Sweeney-t zgjati një javë të tërë

© Panorama.al

Te lidhura