Këshilltari ligjor në PD dhe avokati Marash Logu argumentoi pse protesta në mbështetje të Erion Veliajt para SPAK ishte e paligjshme.

Sipas tij, në protestën e mbështetësve të Veliajt ka elementë të veprës penale, pasi vetë policia konstatoi se tubimi ishte i paligjshëm.
Avokati Logu tha gjithashtu se ka edhe një vepër penale që lidhet me korrupsionin zgjedhor, pasi nuk mund të përdoret administrata për qëllime politike.
“Protestat që ka bërë PD i janë njoftuar policisë së shtetit dhe i ka kërkuar garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes.
Në rastin e protestës së mbështetësve të Veliajt kemi disa elementë që përbëjnë vepra penale. Së pari vetë policia e shtetit tha se nuk kemi pasur një njoftim. Kaq do mjaftonte për të konstatuar se kemi një grumbullim të paligjshëm. Bllokimi i rrugës dhe mjeteve të transportit është vepër penale për të cilën mund tju them që janë proceduar dhjetëra mbështetës të PD për këto vepra penale.
Ka një mënyrë si veprohet që të jenë të ligjshme, njoftohet policia, orari, vendi etj. Mos njoftimi e bën tubimin e paligjshëm, bllokimi i punonjësve të gjykatës e bën të paligjshme. Një nga veprat penale që futet edhe në kategorinë e korrupsionit zgjedhor është që ta përdorësh administratën shtetërore në funksion të qëllime politike”, tha Marash Logu.
© Panorama.al











