Juventus/ Del Piero “shkarkon” Del Nerin

May 11, 2011 | 9:45

Ndër më të mërziturit te Juventus për barazimin me Kievon është kapiteni Alesandro Del Piero. “Jam i mërzitur, sepse nuk shfrytëzuam shansin e fundit që kishim. E shkatërruam ëndrrën tonë për vetëm dy minuta. Për fat të keq golat e mi nuk mjaftuan. Nuk është aspak faji i stadiumit, por yni, që kemi gabuar shumë, e si rrjedhojë kundërshtari përfitoi. Del Neri? Unë nuk merrem me këto gjëra. Skuadra po punon fort, por nga ana tjetër edhe gabon. Unë s’kam çfarë të shtoj më tej”.

© Panorama.al

Te lidhura