Juve, favorit për blerjen e Serxho Agueros

May 21, 2011 | 10:25

Për momentin, klubi i cili është në radhë të parë për blerjen e shërbimeve të Serxho Agueros, është Juventusi. Këtë fakt e konfirmon media spanjolle, me dy të përditshmet e saj madrilene, “As” dhe “Marca”, shumë të informuara mbi situatën aktuale që lidhet me futbollistin. Ndonëse, në ditët e fundit Reali i Madridit e ka rritur presionin ndaj argjentinasit, rivaliteti që ekziston mes Atletikos dhe “galaktikëve” nuk e sheh të mundur transferimin.

© Panorama.al

Te lidhura