Pas stërvitjes së fundit, në mënyrë surprizë, trajneri Del Neri ka arritur të rikuperojë mesfushorin Alberto Akuilani për takimin me Milanin, por gjithsesi, ai pritet ta nisë sfidën nga pankina. Në mesfushë, Markizio dhe Melo do formojnë qendrën, me Martinezin në të majtë dhe Krasiçin në të djathtë. Në sulm konfirmohet dyshja Toni-Matri, ndërsa mbrojtja është revolucionuar nga Del Neri. Kielini kthehet në qendër përkrah Barzaljit, me Bonuçin e spostuar në pankinë. Nga krahët, të rinjtë Traore dhe Sorensen kanë fituar besimin e trajnerit, me shpresën se do të përballojnë dhe fitojnë duelin personal, me presionin e madh që mbart ky takim.











