Juristi kapet duke shitur kokainë te Gjuhët e Huaja

Sep 6, 2012 | 12:57

Policia: Droga heroinë dhe kokainë shitej në lokal pranë Fakultetit.

Një jurist 24-vjeçar u arrestua dje nga policia pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dhe akuzohet se u shiste heroinë e kokainë klientëve të ndryshëm. Krisald Kundraxhi, i diplomuar në Fakultetin Juridik, u arrestua nga forcat e Sektorit të Antidrogës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij u sekuestruan rreth 130 gramë lëndë narkotike. “Kur të shikoni një palë atlete të varura në kabllon elektrike në fillim të rrugicës, përballë lokalit, duhet të kuptoni që doza është gati dhe të vini ta merrni”.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura