Jurgen Gjasula dhe Vjosa Kaba, zbulohet lidhja e futbollistit me modelen

Feb 25, 2012 | 14:53

Kush do të mendonte se zemra e bukuroshit shqiptar që mbron ngjyrat e shtetit gjerman, do të pushtohet një ditë? Është pikërisht bukuroshja Vjosa Kaba, ajo e cila tashmë është në krahët e futbollistit Jurgen Gjasula. Vjosa 23-vjeçare nga qyteti i Strugës me profesion është modele, por prej vitesh jeton në Zürich të Zvicrës. Nga ajo që mësuam, Vjosa ka qenë edhe shoqëruesja e parë e njërit prej spektakleve më të njohura atje, ‘’Miss Zvicra’’. Për lidhjen e tyre kanë shkruar edhe disa media të njohura në Zvicër, duke e quajtur Jurgenin si një nga djemtë më të bukur shqiptarë që luan në Europë. I lindur në Tiranë, 26-vjeçari Gjasula vazhdon ende të qëndrojë në klubin e MSV Dusiburg të Gjermanisë. Se si është njohur çifti, ne nuk e dimë, por me siguri përmes shoqërisë, pasi një mik i Jurgenit i cili po ashtu është futbollist, Blerim Xhemaili, po përjeton një lidhje dashurie me bukuroshen që ka fituar kurorën e më të bukurës në Zvicër, vajza e cila është mike e ngushtë me modelen Vjosa Kaba. Ndoshta miqësia mes tyre ka bërë që Jurgeni dhe Vjosa të pëlqehen dhe të krijojnë një lidhje dashurie. Çifti është bashkë prej shumë kohësh, por deri më tani nuk ka dashur të bëjë asgjë publike, pasi vazhdojnë fuqishëm me karrierën e tyre, ai si futbollist kurse ajo si modele.                                     bl. re

© Panorama.al

Te lidhura