Juna në Tiranë, Elisa në Londër, ja si argëtohen ish-banoret e “BB”

Dec 3, 2011 | 14:26

E preferojnë shumë jetën e natës dhe janë vajza shumë qejflie. Juna dhe Elisa, të dyja ish-banore të “Big brother” po shijojnë jetën e natës në maksimum. Ndërsa Juna vazhdon të mbetet nëpër pub-et e Tiranës, Elisa po kënaqet në Londër, vend ku ka jetuar prej disa vitesh. Reality show i BB, jo vetëm i bën të njohur pjesëmarrësit e tij, por disave u ka ndihmuar për realizimin e ëndrrave të tyre, e disa të tjerë ende nuk e kanë gjetur veten. Nuk e dimë se në cilën kategori mund të fusim Junën dhe Elisën, por ajo që dimë me siguri është se këto vjaza nuk heqin dot dorë nga kënaqësia që u ofron jeta e natës.

© Panorama.al

Te lidhura