Me flokët e kapur pas, syze, kostum serioz dhe një karficë me flamurin amerikan të vendosur tek jaka e xhaketës, ajo ngjan tërësisht si politikania amerikane. Ndërsa Meryl Streep u bë protagonistja e “Iron Lady”, filmit biografik për Margaret Thatcher, Julianne Moore është zgjedhur për të mishëruar Sarah Palin në një film televiziv që do të prezantohet në fund të vitit 2011 në rrjetin amerikan HBO. Aktorja 50-vjeçare ka provuar të futet në “rrobat” e Palin dhe nga imazhet e para që kanë filluar të dalin, të paktën së jashtmi duket se i qaset mjaft. Drejtuar nga Jay Roach prodhuar nga Tom Hanks dhe Gary Goetzman, “Game Exchange” do të gjurmojë fushatën presidenciale të guvernatores së Alaskës në vitin 2008.











