Julian Asanzh do të ekstradohet në Suedi, dje humbi Apelin

Jun 15, 2012 | 14:08

Julian Asanzh, themeluesi i “ËikiLeaks”, që tronditi të gjithë diplomacinë botërore me publikimin e kabllogrameve sekrete amerikane, ka humbur betejën kundër ekstradimit të tij në Suedi për t’u gjykuar për mbi tri akuza seksuale. Gjykata e Lartë në Londër, pas kërkesës së Asanzh për të rihapur çështjen kundër vendimit për ekstradimin e tij në Suedi, vendosi që ky proces nuk ka nevojë të kryhet dhe se duhet zbatuar vendimi i ekstradimit, marrë më 30 maj. Asanzh i ka mohuar akuzat për ngacmime seksuale, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë motive politike.

© Panorama.al

Te lidhura