Jul Deda feston 30-vjetorin, bashkëshortja i dhuron Ipad

Sep 17, 2011 | 14:25

Në fillim të sezonit “Skeç show” ka menduar të bëjë një festë të vërtetë miqësore me

Foto nga 30-vjetori i Dedës, Fotot e fëmijëve të Julian Dedës publikohen me lejen e tij

familjen dhe miqtë e tij artistë. Aktori i njohur i “Apartamentit 2 XL”, Julian Deda, ka festuar të enjten në mbrëmje, në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë, përvjetorin e tij të 30-të. Nuk kanë munguar aktorët e tjerë të stafit të tij në “Vizion Plus”, të vijnë me dhurata në ditëlindjen e tij, dhe po ashtu ish-kolegë të spektaklit “Portokalli”, mes të cilëve dhe Agron Llakaj, i cili tashmë moderon spektaklin “Kush do të bëhet milioner” në “Tv Klan”. Gjithashtu, si rrallëherë ndodh me personazhet VIP, që nuk i përziejnë fëmijët në festat me të rritur, ai ka preferuar të marrë në festë vajzën 5-vjeçare dhe djalin 2-vjeçar. Një nga momentet interesante të festës ka qenë dhurata që i ka bërë bashkëshortja, që ka qene një Ipad. Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që tashmë Juli bëhet gati të shfaqet për sezonin e ri televiziv, ku bashkë me Gentian Zenelajn, Ermal Mamaqin e aktorët e tjerë do të eksperimentojnë sërish me humorin.

© Panorama.al

Te lidhura