Këngëtarja simpatike nga Lezha pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, ndërsa është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ndonëse nuk është një këngëtare shumë aktive në skenë, kësaj here arsyeja e mungesës është pritja e një bebeje në jetën e saj, e cila do të jetë e dyta, pas djalit. Bukuroshja që përfaqësonte Miss Lezhën, ka bërë përshtypje me klipet e saj, edhe pse e ka shprehur në të gjitha intervistat që prioriteti kryesor për momentin është familja e saj, si dhe biznesi. Në të njëjtën kohë ajo ka pohuar se për asnjë arsye nuk do të hiqte dorë nga muzika. Klipi më i fundit i Joanës titullohet “S’i kam harruar”, ku bien në sy linjat e saj të bukura. Nuk dihet se si do të shfaqet ajo në linjat e saj pas lindjes, gjithsesi pas lindjes së djalit, ajo u rikthye shumë shpejt në formën e saj të parë.











