Berisha: Import energjie pavarësisht çmimit

Dec 19, 2011 | 15:06

TIRANË- Asnjë moment ndërprerje dritash dhe import energjie pavarësisht çmimit të lartë.

Kështu është shprehur sot kryeministri, Sali Berisha, i cili duke e quajtur situatën e reshjeve aspak premtuese dhe thatësinë që po mban një punë të Zotit ka garantuar marrjen e masave.

Sipas tij, qeveria do të importojë energji elektrike për të përballuar situatën aktuale në vend, madje po pati nevojë për këtë do të modifikohet dhe buxheti i shtetit për vitin 2012.  “Thatësira ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin dhe se pavarësisht reshjeve të shirave të rëna ditet e fundit, situata nuk paraqitet aspak premtuese”- tha ai.

Berisha ka shtuar se qeveria i përmbahet parimit se çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj “dhe nuk do ndërpritet kurrë energjia për shkak të çmimit”.

© Panorama.al

Te lidhura