Jetë mes rrënojash, gjendet gjallë 4 muajshja në Japoni

Mar 15, 2011 | 12:35

Mes lajmeve te kobshme per viktimat ne Japoni, ka edhe nga ato qe ngjallin shpresen e radhiten padyshim mes mrekullive. Mediat e huaja, duke iu referuar policise vendase raportojne sot se nje foshnje vetem 4 muajshe eshte gjetur gjalle mes rrenojave, shkaktuar nga termeti ne Japoni.

Sipas “The Sun”, foshnja u gjet mes llumit që ka mbuluar Ishinomakin, nderkohe qe familja kishte humbur cdo shprese per gjetjen e saj gjalle.

Fotoja e ushtarit qe e gjeti vogëlushen të lagur dhe duke qare mes nje numri viktimash, qe nuk i shpetuan dot cunamit ka bere tashme xhiron e botes, duke u kthyer ne nje simbol shprese. Autoritetet e quajne mister gjetjen e saj ne jete, nderkohe familjaret e foshnjes nuk kane fjale te pershkruajne entuziazmin.

© Panorama.al

Te lidhura