“Jeni komuniteti më i integruar në Itali”- Berisha takim me emigrantët në Milano: 2025, viti i diasporës shqiptare! Me votën për PD i bëni dhuratën më të bukur kombit dhe familjes

Mar 2, 2025 | 15:57

 

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit me emigrantët në Milano, është shprehur se viti 2025 është viti i diasporës shqiptare.

berisha

Berisha iu drejtua emigrantëve duke u thënë; “këtë vit ju i bëni kombit, familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që i keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit me votën tuaj, me vullnetin e palëkundur, firmosni fitoren e PD, firmosni rotacionin, fundin e narkodikturtrës”.

Berisha: Miqtë e mi, Shqipëria këto vite nuk them se u bë vendi i malluar, por nga i cili shqiptarët vetëm largoheshin. U bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë në historinë e kombit, 45% e tyre.

Çdo gjë ka një fund. Viti 2025 erdhi. Viti 2025 e shpall sot para jush, vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emirin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete që do ti dalin zot Shqipërisë.

Jeni komuniteti më i integruar në këtë vend.

Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare sepse këtë vit ju i bëni kombit, familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që i keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit me votën tuaj, me vullnetin e palëkundur, firmosni fitoren e PD, firmosni rotacionin, fundin e narkodikturtrës.

© Panorama.al

Te lidhura