“Jemi shqiptare, flasim shqip”. Me kete moto, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka protestuar me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit kunder procesit te regjistrimit qe do te mbahet ne Mal te Zi, nga 1 deri me 15 prill. Synimi eshte njohja e opinionit publik me ate qe ndodh realisht ne kete faze paraprake, pasi formularet e regjistrimit nuk kane asnje fjale ne gjuhen shqipe, nderkohe qe keto treva banohen nga shqiptare.
Në këto tubime u shpreh shqetësimi për disa parregullsi që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.
Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do t’i evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar.











