Jemen, opozita pakt me pushtetin

May 23, 2011 | 12:55

Në Jemen përfaqësues të opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje për dorëzimin e pushtetit nga presidenti Ali Abdullah Saleh. Sipas “Deutsche Welle”, ministria e Jashtme në Sana deklaroi, se pesë përfaqësues nga opozita kishin nënshkruar një marrëveshje në praninë e ambasadorëve të huaj. Sipas të dhënave të opozitës, ndër të tjerë ishin përfaqësuesit e SHBA-së, Bashkimit Europian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik. Presidenti i Jemenit duhet ta nënshkruajë këtë marrëveshje këtë të diel. Marrëveshja e shteteve të Gjirit Persik parashikon që Saleh ta dorëzojë postin e tij brenda 30 ditësh. Brenda një jave duhet pastaj të formohet nga opozita qeveria e unitetit kombëtar. Të mërkurën, për të dytën herë brenda disa javësh, dështuan bisedimet për një marrëveshje të inicuar nga shtetet e Gjirit Persik.

© Panorama.al

Te lidhura