“Je njeriu i vetëm që mund t’i besoj këtu!”/ Graniti përqafon Fifin pas debatit mes tyre. Ish-futbollisti: Është koha me shku në shpi tem…

Nov 8, 2021 | 22:16

Granit Cana duket se e ka të vështirë të vazhdojë lojën brenda shtëpisë së “Big brother VIP” pa afrimitetin e mëparshëm që kishte me Fifin. Ish-futbollisti e akuzoi pak ditë më parë këngëtaren se e kishte penalizuar fakti që i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pas dhe që e ka ndaluar të diskutojë e të njihet me të tjerët.

fifi granit

Mirëpo, Fifi i tha se edhe pse janë shokë, ajo është distancuar shumë nga ai dhe madje i ka kërkuar të mos i flasë që të angazhohet më shumë në shtëpi me të tjerët dhe të njihet me secilin prej tyre. Pas debatit, Graniti ka shkuar të flasë me artisten në dhomën e lavanderisë.

Ai i tha se nuk ndihet mirë dhe se dëshiron të largohet nga shtëpia, por Fifi e “ngushëlloi” duke i thënë se vendi i tij është në “Big Brother VIP” dhe jo jashtë. Pas kësaj bisede, Cana i tha Fifit se ajo është personi i vetëm në shtëpi së cilit mund t’i besojë e në fund i kërkoi një përqafim, të cilin artistja ia dha.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Këto janë muhabete që s’kanë pikë vlere.

Graniti: S’po di bre ça me bo, se ta kisha bo naj gjo.

Fifi: Jo, nuk jam tu dasht gjo. Është ok. Më vjen inatë që s’kam menu për vete pak më shumë. Ndoshta u dasht me menu për vete pak më shumë. Qysh e ka bo gjysma që ka menu veç për vete.

Graniti: Unë Fif s’kam menu veç për vete.

Fifi: S’jam tu të thon ty Granit.

Graniti: Po, e di por po më vjen keq se s’du me të pa keq.

Fifi: S’jam tu të thon ty, po e them në përgjithësi. Shko, dil, merru me ata që duhet me u marr.

Graniti: Jo, jam tu shku pak me pushu po…

Fifi: Ti s’bon me pushu, ti duhesh me nejt qut.

Graniti: Ma mirë është me pushu, kur të çona me kon vetvetja se kështu s’jam kurrsen.

Fifi: Ok, ti e di ça duhet ma mirë se unë. Ti a je mirë?

Graniti: Kam farë menimesh…

Fifi: Çfarë menimesh?

Graniti: Menime që kur jam kon tu kalu kohë me tu shumë ma shumë jam kon tu u knaq. Edhe do imponime që… shumë pa lidhje.

Fifi: E kam vrejt edhe unë atë sen. Dje kam diskutu me Pajtimin që ti je zhukat krejt që tash. Dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Graniti: Fif, është koha me ec.

Fifi: Ku me ec?

Graniti: Në shtëpi tem.

Fifi: Pse?

Graniti: S’e di.

Fifi: Mos fol pa lidhje. Ça je në horoskop. E di ça je, po të pys ty. O luan! Mesa e di une, luani nuk dorëzohet kollaj. Për këtë po më vjen inati që s’e ke kuptu kurrë këtë prej meje që të kam fol qysh një muj. Ça i bjen që duhesh me bo? Mos me u dorëzu. Jo që duhet me shku te shpia. Jo Granit. S’duhet me shku te shpia hiç, shumë mirë je.

Graniti: Fif, a muj me të përqaf nji herë?

Fifi: Po.

Graniti: Se di pse mënoj që ti je njeriu i vetëm që muj me i besu në këtë shtëpi.

Fifi: Ça ke?

Graniti: S’e di.

Fifi: Ajo çika, te ajo letra e ka shkrujt nji fjali ‘Mos më përdor për lojë!’.

Graniti: Kurrë në jetë Fif, nuk e kisha bo nji gjo të tillë.

Fifi: Edhe une s’po të pys kush është ajo, po të pys kush je ti?

Graniti: E ça duhet me bo une me i bind njerëzit që ajo është një gjë shumë e madhe për mua.

Fifi: E morëm vesh. Edhe për ty, edhe te ajo, ti je shumë i madh. E pash letrën unë. Granit qysh të njeh ajo ty?

fifi granit cana (2) fifi granit cana (3) fifi, granit cana (3) fifi, granit cana (1) fifi granit cana (2) fifi granit cana (6) fifi granit cana (7) fifi granit cana (8) fifi granit cana (9)

© Panorama.al

Te lidhura