Japonia: Nuk zgjerojmë zonën e evakuimit

Mar 31, 2011 | 9:49

TOKIO- Qeveria e Japonisë kunder propozimit te Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, qe i keshillon zgjerimin e zones se evakuimit . Burimet zyrtare te qeverise kane deklaruar prere se nuk kane asnje plan për ta zgjëruar zonën e evakuimit rreth centralit bërthamor të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Aktualisht Japonia e ka shpallur zonën e evakuimi 20 km rreth centralit, ndërsa agjencia tha se ajo duhet të dyfishohet në 40 km.

Ndërkohë, janë raportuar nivele të reja të kontaminimit të ujit të detit, 4.385 herë më të larta se kufijtë e lejuar.

Drejtori i agjencisë për sigurinë bërthamore dhe industriale Hidehiko Nishijama tha se ky nivel është më i larti që nga fillimi i krizës bërthamore në centralin Daiçi, i cili u godit nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

© Panorama.al

Te lidhura