Japonia nën panikun e tërmetit, regjistrohet një tjetër paslëkundje me forcë 6 ballë!

Dec 8, 2025 | 20:51

Japonia po përjeton orë të frikshme pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin aziatik ditën e sotme (rreth mesnatës me orën lokale japoneze), duke shkaktuar edhe një tsunam me lartësi vale deti deri në një metër.

termet japoni 1

Por nuk mbaroi këtu, sepse paslëkundjet kanë qenë po aq të forta sipas informimit të autoriteteve dhe mediave vendase.

Pas një lëkundjeje pasuese me magnitudë 5,6 ballë, që erdhi menjëherë pas goditjes së parë 7,6 ballë, një tjetër lëkundje e fortë pasuese me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ndodhi pas mesnate (20:00 me orën evropiane), pranë brigjeve të Honshu, në rajonin detar Hokkaido të Japonisë.

Ai u parapri në orën 16:15 (po ora evropiane dhe 23:15 ajo japoneze) nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.6 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë. Lëkundjet u ndjenë deri në Tokio. Autoritetet urdhëruan menjëherë evakuimet e banorëve të zonës bregdetare.

Pamjet e lëkundjeve të regjistruara nga kamerat u bënë shumë shpejt virale, por ende nuk ka të dhëna për dëme dhe viktima. Por bëhet me dije se autoritetet kanë hequr pas disa orësh alarmin për tsunami, teksa paslëkundjet pritet të jenë më të dobëta nga vala e parë.

© Panorama.al

Te lidhura