Japonia dhe Kina vendosën të krijojnë një marrëveshje për një bashkëpunim më të ngushtë me Korenë e Veriut. Kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda, gjatë vizitës në Kinë tha se pas vdekjes së Presidentit koreanoverior, Kim Jong Il, në këtë rajon është krijuar një situatë e re. Pushteti tashmë në Korenë Veriore do të ndahet mes djalit të ish-presidentit, Kim Jong Un, ushtrisë dhe kunatit të Kim JOng Il. Tokio dhe Pekini kanë sinjalizuar gatishmërinë për stabilitet politik në rajon edhe para takimit të Kryeministrit Noda me homologun e tij kinez, Uen Jiabao. Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Noda në Kinë, që prej marrjes së pushtetit në gusht të këtij viti.











