Kryepeshkopi Janullatos ka urur gjithe besimtaret e krishtere per festen e Krishtlinjdes dhe Vitit te Ri.
Permes nje mesazhi Janullatos uron per nje vit te mbushur me durim e paqe.
“Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura”- ka thene Janullatos.
Ai ka uruar qe kjo bindje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, per mbeshtetje, ngushellim dhe ndihme gjate gjithe vitit. “Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, uroi kryepeshkopi.











