Është gjetur i pajetë të mërkurën më 7 janar, në Mendon, në periferi të Parisit Evgeni S., 38 vjeç, gazetar rus.
Sipas informacioneve nga mediat franceze, trupi i tij u gjet në rrugë, nën apartamentin ku banonte, ndoshta pas një rënieje nga kati i 7-të i ndërtesës, me një lartësi prej rreth 20 metrash.
Zyra e prokurorit në Nanter ka hapur një hetim për rrethanat e vdekjes së tij.
Gazetari 38-vjeçar, i cili punoi deri në vitin 2024 për faqen informative ruse Otkrytie Media, dyshohet se kishte shfaqur mendime vetëvrasëse ditët e fundit.
Pak para vdekjes, ai i dërgoi familjes një letër lamtumire, ku sipas të dhënave të medias, shpjegonte se ishte viktimë e një sulmi të gjerë kibernetik. Ai pretendonte se të gjitha llogaritë e tij, përfshirë Telegram-in dhe telefonin celular, ishin hakuar.
“Unë jam përgjegjës vetëm për vdekjen time. E kuptoj që kam zhgënjyer shumë njerëz. Nuk kam justifikime, përveç faktit që nuk doja t’i dëmtoja askënd”, shkruante gazetari rus.
Ai përfundonte: “Asnjëherë nuk kam punuar për interesat e Rusisë dhe nuk jam punësuar nga askush.”
Një mik i tij, i cili kishte biseduar me të të dielën më 4 janar, tre ditë para vdekjes, deklaroi se gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar. “Nuk ishte vetja e tij. Dukej sikur po kalonte një krizë paranoje”, tha miku.
© Panorama.alLe Figaro: Russian Journalist Found Dead in France
According to the newspaper, on January 6 a man fell from the window of his apartment in the French commune of Meudon. Police found a chair placed by the window inside the apartment, as well as medications in a trash bin. The… pic.twitter.com/4oCDtEtWvj
— NEXTA (@nexta_tv) January 8, 2026












