Roberto Mançini është emëruar për herë të dytë trajner i kombëtares së Italisë, me detyrën për të ringjallur të kaltrit, të cilët kanë dështuar të kualifikohen në tre Kupat e fundit të Botës.

Drejtori teknik Paolo Maldini, i cili sipas raportimeve kishte kërcënuar me dorëheqje nëse Mançini do të emërohej trajner, është zëvendësuar nga Klaudio Ranieri.
“Sot kemi një trajner të ri dhe një drejtor teknik të ri”, u tha Malago gazetarëve, duke njoftuar se të mërkurën do të mbahet një konferencë për shtyp me Mançinin dhe Ranierin.
Mançini, 61 vjeç, ishte më parë trajner i Italisë nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e udhëhoqi kombëtaren drejt fitimit të Euro 2020.
Ai është preferuar për këtë post përpara një tjetër ish-trajneri të kombëtares, Antonio Konte.
Sipas raportimeve, Maldini kishte deklaruar gjithashtu se do të jepte dorëheqjen edhe nëse do të zgjidhej Konte, pasi ai dëshironte që detyra t’i besohej ish-mesfushorit të Italisë, të lindur në Brazil, Tiago Mota.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











