“Jam nuse në Gjilan!”- Vesa Vasalliu dhe Mirlind Daku nuk fshihen më! Modelja uron sulmuesin e Kombëtares për përballjen me Andorrën

Nov 13, 2025 | 20:54

Modelja e njohur Vesa Vllasaliu ka bërë të ditur për ndjekësit e saj prej disa javësh se është në një lidhje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Vesa Vllasaliu mirlind daku

Edhe pse për më shumë se një vit e mbajtën të fshehtë romancën mes tyre, ishte vetë Vesa ajo e cila konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre, duke publikuar një foto të luleve që Daku i kishte dhuruar dhe disa foto duke u puthur.

Vesa Vllasaliu mirlind daku (2)

Tashmë çifti nuk ka nguruar të ndaj foto krah njëri-tjetrit dhe sidomos Vesa, e cila në rrjetet sociale ka deklaruar se është nuse Gjilani.

Së fundmi, në një sesion pyetje-përgjigje në rrjetet sociale, një ndjekës e ka pyetur modelen: “A do të bëhesh nuse në Tetovë?”, por përgjigjja e Vesës ka qenë e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Jam nuse në Gjilan”. 

Vesa Vllasaliu

Por surprizat nuk përfunduan këtu! Mbrëmjen e sotme, modelja tregoi mbështetjen e saj për Mirlindin teksa Kombëtarja shqiptare luan kundër Andorrës.

Ajo publikoi një foto të një bebeje në “Instastory” dhe shkroi: “Forca Daja Mirlind”, duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e saj për sulmuesin.

vesa vllasaliu daku

Kujtojmë se Vesa është parë shpesh duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballjeve të tij.

Vesa Vllasaliu vesa vllasaliu (2) Vesa Vllasaliu mirlind daku (2) vesa vllasaliu (7) vesa vllasaliu (1) vesa vllasaliu (6) vesa vllasaliu (3) vesa vllasaliu (4) Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

© Panorama.al

Te lidhura