“Jam i pashantazhueshëm ”- Adriatik Lapaj: Nëse një ditë vijmë në pushtet, do të bëjmë për fshatin atë që as imagjinohet

May 7, 2025 | 20:06

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim elektoral në Drenovicë të Beratit, nga ku ka deklaruar se “do ta shpartallojmë sistemin e bandave.”

adriatik lapaj

Ai shtoi se “nëse një ditë vijmë në pushtet, do të bëjmë për fshatin atë që as imagjinohet.”

Lapaj: Ka muaj që kur shteti, pasi nuk më joshi dot, pasi e pa që unë nuk pranoj pazar, filloi baltën, dhunën, kërcënimet, inskenimet, për të ndalur nevojën për ndryshim të popullit tonë.

Unë Adriatik Lapaj jam i pashantazhueshëm. Sikur të gjithë t’i kërcënonin, shtypni, kërcënoni, unë nuk bëj pas, përvecse po më morët jetën.

Nuk jam Adriaku i vetes time, jam biri i popullit që kërkon të bëjë ndryshimin. Dhe këtu nga Drenovica zotohem se do ta shpartallojmë sistemin e bandave dhe do t’i sjellim paratë pranë vatrave tuaja.

Nëse një ditë, falë bekimit tuaj, vijmë në pushtet, do të bëjmë për fshatin atë që as imagjinohet.

© Panorama.al

Te lidhura