VIDEO/ “Jam fyer rëndë”- Erion Veliaj sulmon anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak: Lutem çdo natë për ta! Fali o Zot se…

Oct 31, 2025 | 11:31

Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, përmes të cilave kundërshton shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj u ndal te vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, në veçanti te anëtarët socialistë.

Ai tha se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij ka qenë fyerja më e rëndë që i është bërë në jetën e tij publike, pasi ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij.

“Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim“, tha Veliaj.

Erion Veliaj: Kjo është çështja gjyqësore që do të përcaktojë nëse pushteti do t’u përkasë ende  qytetarëve apo do t’u merret në mënyrë të fshehtë dhe hileqare.  Kjo çështje gjyqësore do të caktojë  nëse ligji do të përdoret për të mbrojtur demokracinë, ose nëse do përdoret për ta përmbysur atë.

Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj, mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj.

Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër. Zoti i faltë.

Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.

© Panorama.al

Te lidhura