Një avion izraelit ka qëlluar në Rripin e Gazës të dielën në mëngjes, duke lënë të plagosur një vajzë 12-vjeçare dhe të atin e saj. Ushtria izraelite njoftoi se sulmi kishte ndodhur në një fabrikë armësh, pasi militantët kishin hedhur raketa nga Gaza në pjesën jugore të Izraelit. Forcat izraelite kryen disa sulme ajrore kundër militantëve të dyshimtë në javët e fundit, si përgjigje ndaj hedhjeve sporadike të raketave. Rreth 20 raketa janë hedhur në pjesën jugore të Izraelit në tri ditët e fundit, por nuk pati viktima.











