Ivanoviç: KFOR-i ka shtënë në drejtim të serbëve

Sep 27, 2011 | 16:38

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka thënë sot se aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar, duke qenë se “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat e vendosura në Jarinjë”.

Ivanoviç ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave gjemborë, të vendosur nga KFOR-i.

“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një pikë të cilin ata formalisht e mbikqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë hapur dhe të tilla rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të tillë do të shtihet me armë?”, ka thënë Ivanoviç.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura