Iu gjet në makinë dy kushërinjve, kokaina e kapur dyshohet se u transportua nga Spanja me kamion! Ja kush ua nisi drogën

Nov 14, 2025 | 11:50

Kokainë që iu kap dy kushërinjve Saimir dhe Armand Nela në zonën e Treshit në Tiranë dyshohet se është transportuar nga Spanja me kamion.

Saimir Nela dhe Armand Nela

Sipas burimeve, në Spanjë jeton vëllai i Saimirit, Ervin Nela, i cili dyshohet se është dërguesi i drogës drejt vendit tonë.

Ndërkohë mësohet se dy vëllezërit kanë një vilë 4-katëshe në Shqipëri, e cila dyshohet se është ngritur me para droge.

Blutë raportohet se u vendosën në ndjekje të automjetit ku udhëtonin Saimir Nela, 34 vjeç dhe Armand Nela, 31 vjeç, (djem xhaxhallarësh), deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku u ndaluan për kontroll.

Brenda mjetit u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”,”– informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”.

Sekuestrohen 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë.

Furnizonin me lëndë narkotike Kokainë, shtetas dhe grupe, për ta ndarë në doza dhe shitur në 2 zona të kryeqytetit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin).

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.

Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.

Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura