Italia, tani për tani ka vetëm një sulmues, Balotelin

Nov 16, 2011 | 11:23

Pa Kasanon dhe Rosin, trajneri i Italisë, Cezare Prandeli, është në kërkim të një lojtari kyç për sulmin e ekipit kombëtar. Ai po punon në dy supozime: një sulmues i pastër, me Pacinin dhe Osvaldon nga pas, ndërkohë që edhe Matri po garon për një fanellë titullari, apo me një sulmues të dytë, me Giovinco të preferuar.
Po Baloteli? Në ndeshjen me Uruguajin ai nuk i ka sqaruar dyshimet, nuk ka vendosur rregull në departamentin e sulmit blu. Në këtë miqësore, Mario Baloteli ka provuar të jetë një pikë referuese në sulmin e Italisë, por jo me një performancë supersolide. Gjithsesi, ka dëshmuar pjekuri dhe nuk ka rënë pre e provokimeve të shumta të kundërshtarit. Në përgjithësi, ai ka qenë në qendër të pothuajse të gjitha rasteve blu. Sulmi i kombëtares së drejtuar nga Prandeli, megjithatë, kalon dhe do të kalojnë prej këmbëve të tij. Pavarësisht se deri në finalet e “Euro 2012” ka ende mjaft kohë, të mjaftueshme për rikthimin nga dëmtimet të Kasanos dhe Rosit.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura