Itali: Senati miraton projektligjin e kursimit

Dec 23, 2011 | 12:00

Senati italian miratoi dje planin e masave të ashpra antikrizë të paraqitur nga qeveria e teknokratit Mario Monti, në të cilin parashikohet ulja e 20 miliardë eurove shpenzime buxhetore për arritjen e ekuilibrit të financave publike deri në vitin 2013. Ligji u mbështet gjerësisht në Senat me 257 vota pro dhe vetëm 41 kundër (nga partia e djathtë, Lega Nord dhe ajo e majtë Italia e Vlerave), për të vënë në zbatim planin e miratuar rreth një javë më parë në Dhomën e Ulët të Deputetëve, me mbështetje të gjerë edhe aty. Me gjithë luftën që ka nisur Monti, Italia një ditë më parë hyri zyrtarisht në recesion dhe bankat e saj përftuan rreth një të tretën (116 miliardë euro) nga oferta e likuiditetit të Bankës Qendrore Europiane. Monti është shprehur optimist për të ardhmen, megjithëse pranon se “lufta nuk do të jetë e lehtë.

© Panorama.al

Te lidhura