Betohen ministrat e qeverisë së re italiane

Nov 16, 2011 | 17:10
Presidenti dhe qeveria e re italiane

UPDATE- – Vetem pak orë pasi kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti prezantoi emrat që ka zgjedhur në përbërje të qeverisë së re, ai dhe kabineti i tij po bëjnë betimin përpara presidentit, Napolitano.

“Unë betohem se do të jem besnik i Republikës, se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet,  dhe se do të kryej detyrat e mia në interes ekskluziv të Kombit”, është formula e betimit e cila u lexua nga të gjithë ministrat, përfshirë dhe kryeministrin Monti.

Shume poste te rendesishme i jane besuar femrave, qe zene sipas Montit nje vend te çmuar ne kete kabinet.

Kabineti Monti

Ministër i Jashtëm, Giulio Terzi;

Ministër i Brendshëm Anna Maria Cancellieri;

Ministër i Drejtësisë, Paola Severino,

Ministër i Mbrojtjes Gianpaoalo di Paola

Ministër i Zhvillimit dhe Infrastrukturës, Corrado Passera;

Minister i Agrikulturës, Mario Catania;

Ministër i Ambientit Mario Clini;

Ministër i Punës dhe Politikave Sociale Elsa Fornero;

Minister i Shëndetësisë, Renato Balduzzi

Ministër Kulture, Lorenzo Ornaghi

Qeveria do të bëjë betimin në orën 17.00. Sipas prezantimit, Monti do të ketë edhe postin e ministrit të Ekonomisë.

Nje dite me pare ai deklaroi se sot do të jete gati për t’i prezantuar kreut të shtetit frytet e punës së bërë gjatë këtyre ditëve.

Duke e cilësuar procesin një punë të vështirë por të frytshme, ai shprehu besimin dhe bindjen e tij në qëndrueshmërinë e institucioneve.

Monti u emërua nga presidenti Napolitano për të formuar qeverinë e re, pas dorëheqjes së Berluskonit.

© Panorama.al

Te lidhura