Lacio fiton ndaj Xhenovas 4-2 dhe siguron matematikisht një vend në Europë, ndërkohë që Milani e ka mbyllur 4-1 Kaljarin dhe ka festuar në mënyrë madhështore në “San Siro” titullin e 18-të. Interi do të udhëtojë drejt “San Paolos” ku do të ndeshet me Napolin. Bardhekaltrit do të tentojnë të marrin të paktën një pikë që të sigurojnë hyrjen direkte në Champions. Juventusi do të ndeshet me Parmën, Roma do të udhëtojë në Katania, Fiorentina pret në shtëpi Bolonjën, si dhe Kievo Udinezen.











