Itali, eksploziv anijes për të gjetur trupat

Jan 18, 2012 | 12:09

Pesë trupa të tjerë u gjetën dje brenda anijes së përmbytur “Costa Concordia” në brigjet italiane, pasi skuadrave të  shpëtimit iu desh të përdornin eksploziv për të hapur vrima në disa pjesë të anijes e të nxirrnin trupa jashtë. Pesë personat, të moshës 50-60 vjeçare, u gjetën në pjesën e përparme të anijes, e cila ishte nën ujë. Numri i viktimave të konfirmuara është 11, ndërsa ka ende njerëz që i mungojnë apelit. Autoritetet thonë se 16 njerëz rezultojnë të zhdukur, por zyrtari i rojës bregdetare, Marco Brusco, tha se 25 pasagjerë dhe katër anëtarë të stafit nuk gjenden ende. Brusco tha se mes tyre janë dhjetë gjermanë dhe dy amerikanë të zhdukur. Operatori italian i “Costa Concordia” ka akuzuar për tragjedinë kapitenin e anijes, Francesco Schettino,  tashmë i arrestuar, pasi kishte bërë manovër të paautorizuar në devijimin e itinerarit të programuar të anijes. Schettino rrezikon deri në 10 vjet burg.

© Panorama.al

Te lidhura