Itali, “Costa Cruises” ofron dëmshpërblim për pasagjerët

Jan 28, 2012 | 12:39

Kompania e udhëtimeve “Costa Cruises” në Itali, e cila kishte në pronësi anijen e mbytur në brigjet e ishullin Giglio, “Costa Concordia”, ka ofruar 11 000 euro kompensim për secilin nga 3200 pasagjerët që ndodheshin në bord në ditën e aksidentit tragjik rreth dy javë më parë. Oferta shihet si një përpjekje nga “Costa Cruises” për të limituar çështjet ligjore që mund të hapen kundër saj nga pasagjerët për shkak të aksidentit. Çdo pasagjer i “Costa Concordia”-s do të marrë paratë që ka paguar për udhëtimin me anije dhe do të ketë të paguar koston e udhëtimit për në shtëpi. Oferta do të aplikohet për të gjithë pasagjerët, qofshin fëmijë apo të rritur, të cilët nuk kanë pasur dëmtime fizike. Për ata që kanë pasur dëmtime apo për viktimat, kompania do të diskutojë individualisht me secilin pasagjer apo familje.

© Panorama.al

Te lidhura