TIRANË- Deputeti socialist, Kastriot Islami dhe Andis Harasani kanë thyer bojkotin e grupit të tyre parlamentar duke marrë pjesë në seanëcn e sotme plenare, ndryshe nga deputetët e tjerë që kanë bojkotuar.
Duke marrë fjalën në senacë, Islami ka deklaruar prerë se nuk është në këtë seancë as kundër Ramës e as pro Berishës, por në të mirë të shqiptarëve dhe vendit që pret të ecë në rrugën e zhvillimit.
“Besoj se të gjithë kanë lexuar me vëmendje mesazhin e zyrtarit amerikan, një interviste ekselente për të përshkruar zgjedhjet. Mesazhi është reflektim i thellë nga gjithë palët, bashkëpunim në funksion të interesave dhe integrimit. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme dhe këtë kërkesë të parë për refkektim ia drejtoj grupit tim parlamentar, kreut të PS-së, Ramës, kryeministrit Berisha dhe ju, për të qenë sa më të kujdesshëm për të shmangur cdo lloj provokimi që mund të duket dhe për të qenë të kujdesshëm me kalendarin deri sa të vendosë Kolegji Zgjedhor”- tha Islami.
Sipas tij, në një situatë të tillë duhet të hidhet një hap përpara po të kemi parasysh situatën dy vjecare. Islami ka theksuar se me këto zgjedhje pritet të bëhet një hap i rëndësishëm për ta mbajtur vendin mbi shinat e një shteti ligjor. “Kjo është arsyeja ime madhore pse jam këtu, jam dakord me atë që ka thënë zyrtari amerikan, nuk jam as kundër Ramës dhe as pro Berishës”- tha ai.
© Panorama.al











