Islami:Vendim stalinist,Rama do pushtet personal

Dec 20, 2011 | 15:53

TIRANË- (REAGIMI I ISLAMIT) “Njolle e zeze ne historine e PS dhe nje qendrim stalinist. Përballje të dy projekteve, projektit të Ramës per fuqizimin e pushtetit personal, dhe atë të së majtës të bashkuar, qe ai vete e ka mbrojtur qe nga fillimi”. Keshtu e ka quajtur atë që ndodhi, pra përjashtimin e tij nga Grupi i PS-së, deputeti Kastriot Islami në një reagim pas vendimit të grupit për c’regjistrimin e tij.

Nga kryesia e Kuvendit, Islami është shprehur për mediat, duke mbajtur të njëjtën fjalë që kishte dashur ta mbante në mbledhjen e grupit të PS, ku nuk pranoi të ishte i pranishëm, meqenëse ajo u bë e mbyllur pa praninë e medias.

Islami ka bere publik per median qendrimin e tij, duke u shprehur se vendimi nuk ka te beje me thyerje te disiplines per shkak te votimit, por eshte shume me e thelle se kaq.

“Ka qene nje përballje e një projekti fitues i së majtës së bashkuar për integrimin e vendit në BE me projektin Rama me të cilin kërkohet fuqizimi i interesit personal në PS për një klientelizëm të përzier me korrupsion për PS e vetme dhe vetëm për Edi Ramën. Përballja është me projektin  që kërkon të fitojë vetëm Rama pa bashkim të së majtës dhe me aleatë satelitë. Nëse vazhdohet me këtë, suksesi është i dyshimtë, dështimi ka gjasa të ndodhë edhe ne 2013, edhe shumë nga kolegët ndajnë këtë shqetësim me mua po nuk guxojnë ta thonë me zë të lartë”- ka thene Islami.

Ai u ka bere te qarte kolegeve se se beson gjithçka në projektin fitues të së majtës së bashkuar përballë atij Rama.

“Gjatë dy vjetëve kam mbështetur të majtën e bashkuar pa sharje e shpifje, ndonëse një makinë trillimesh e shpifjesh e jo dinjitoze janë adresuar ndaj meje, unë vetëm kam zhvilluar projektin fitues të të majtëve. Unë nuk mund të isha me bojkotin 6 mujor që shkoi në kufijtë e djegies së mandateve dhe PS nuk nxori asnjë përfitim. Dihen qëndrimet e BE dhe SHBA ndaj bojkotit, po të ishte reflektuar kjo PS do të ishte më e suksesshme, kjo është një nga arsyet politike që u kërkua përjashtimi im, ndërkohë që disa të tjerë e kishin kërkuar që në atë kohë, po këtë e kishin 5 vetë e jo vetëm unë. Nuk jam kundër zgjedhjeve të parakohshme, por nuk pranoja rrëzimin e qeveeisë me projekte të rrugës”- theksoi ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura