‘Islami’, Nano: Shpresoj që PS ta ndreqë gabimin

Dec 22, 2011 | 11:52
Fatos Nano

TIRANE- Ish kreu i PS-se, Fatos Nano e ka quajtur gabim vendimin me te fundit te Partise Socialiste, per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami.

Gjate nje prononcimi per mediat, i pyetur per kete ceshtje, Nano ka deklaruar se “shpreson qe PS-ja te ndreqe gabimin”.

Deklarata eshte bere pas homazheve qe Fatos Nano kreu ne Ambasaden Ceke ne Tirane, ne nder te ish presidentit, Vosllav Havel, ndare nga jeta te dielen.

Nano ka komentuar edhe padine e ngritur nga Nikoll Lesi ndaj tij per kercenim me sms, duke theksuar se prej 4 vitesh nuk ka asnje kontakt e komunikim me Lesin.

© Panorama.al

Te lidhura