Islami del nga mbledhja: Dua pranine e medias

Dec 20, 2011 | 13:35

Nderkohe qe mbledhja e grupit te PS-se ka nisur, deputeti Kastriot Islami ka lene sallen dhe ka deklaruar per mediat se pret pergjigje per kerkesen e tij, per nje mbledhje te hapur per mediat.

“Në nisje të mbledhjes, zoti Ruçi ka paraqitur axhendën e ditës dhe është futur në cështjet e seancës së kaluar. Në pikën e fundit ka sqaruar që ka pasur një cështje të votimit për Bujar Leskaj, ku ka shpjeguar që tre deputetë nuk kanë marrë pjesë. Në këtë kohë kam kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat. I kërkova, që deri sa kjo të zgjidhet të pres për pak kohë këtu, se Rama donte t’i bënte sqarim deputetëve për këtë çështje”- tha Islami.

Ai nuk ka bere asnje koment dhe nuk i eshte pergjigjur asnje pyetjeje te bere nga media e pranishme, duke deklaruar se ka nje fjalim te gjate e te qarte per te gjithe kolegt dhe shqiptaret, nderkohe qe cdo pergjigje tjeter do te defokusonte qellimin e kesaj mbledhjeje.

Pak para nisjes se mbledhjes, deputeti Islami ka ritheksuar se ai ka kerkuar mbajtjen e mbledhjes se hapur per mediat.

“Nëse nuk do të ndodhë kjo atëherë qëndrimin tim do ta bëj vetëm pas kësaj mbledhje” tha Islami, ne pergjigje te interesit te medias, pak pas mberritjes se tij ne seline e PS.

© Panorama.al

Te lidhura