VIDEO/ Ishin ulur në trotuarin para Kuvendit, momenti kur policia spostoi me forcë Dritan Goxhajn dhe aktivistët e tjerë

Jul 20, 2026 | 12:05

Një incident është shënuar përpara godinës së Kuvendit, ku qytetarët po protestojnë ndërsa pritet të nisë seanca.

Ish luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj janë larguar nga policia teksa ata po qëndronin në trotuar pa bërë asnjë provokim.

“A po të cenoj. Arsyen pse duhet të lëviz nga trotuari. Është trotuar. Nuk po kundërshtoj, është trotuar.”, iu thotë Goxhaj policëve.

Teksa ata theksojnë se nuk do të lëvizin, efektivët i tërheqin nga krahu.

© Panorama.al

Te lidhura