VIDEO/ Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës së 24-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Jun 23, 2026 | 19:53

Protestës së 24-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë i është bashkuar edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton.

Robert Wilton

Prania e Wilton në tubimin e zhvilluar në kryeqytet është vënë re mes qytetarëve që janë mbledhur për të kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshime politike në vend.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, dhe kanë marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e sotme shënon ditën e 24-t të mobilizimit qytetar, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre, ky kryesore dhe e panegociueshme është dorëheqja e Ramës.

© Panorama.al

Te lidhura