Ish-të përndjekurit, 198 emrat që marrin paratë

Aug 8, 2012 | 12:46
Ministria e financave

Janë 198 qytetarë, të cilët përfitojnë dëmshpërblimin sipas ligjit që trajton kategorinë e të dënuarve politikë dhe për të cilët Ministria e Financave ka bërë pagesën e këstit të radhës. Gazeta publikon sot emrat e përfituesve për të cilët depozitimi i parave është bërë këto ditë.

Sipas shifrave të Financave, këto ditë është paguar kësti i dytë për 161 individë, dosjet e të cilëve janë miratuar prej kohësh dhe që më herët këta qytetarë kanë tërhequr këstin e parë. Pagesa e kryer në fund të javës së kaluar mund të tërhiqet nga qytetarët në llogaritë respektive që ata kanë hapur në bankat e nivelit të dytë. Po kështu, Ministria e Financave ka bërë pagesën e këstit të parë për 37 qytetarë të tjerë, të cilët marrin përfitim për herë të parë pas miratimit të dosjes së tyre nga Ministria e Drejtësisë dhe qeveria. Edhe këta individë do të mund të tërheqin paratë në llogaritë që kanë të hapura në bankat e nivelit të dytë.

Në vijim, Ministria e Financave do të bëjë pagesat e radhës të këstit të dytë, sipas listës së atyre që kanë marrë këstin e parë. Ndërkohë që paralelisht do të vijohet me pagesën e parë për dosjet e miratuara. Në total, dhënia e kësteve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë është ndarë në tetë të tillë, ndërsa më herët për kategorinë mbi 85 vjeç gjallë ndarja e kësteve ishte dy.

(Emrat i lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)

© Panorama.al

Te lidhura