“Ndonjëherë në prag të ndeshjeve të mëdha na dërgonin në një hotel dhe na injektonin një lëng të verdhë në krah”. Kështu ka deklaruar Pol Merson, futbollisti anglez ish-ylli i Arsenalit në vitet ’90 për revistën franceze “So Foot”. Sipas ish-sulmuesit që ka luajtur për “topçinjtë” nga viti 1985-1997-ën, gjithçka bëhej me dijeninë e trajnerit Arsen Venger. 43-vjeçari, që në këtë kohë ka pasur probleme me alkoolin dhe përdorimin e substancave narkotike, tha se lojtarët e Arsenalit dopoheshin. “Nuk kam bërë kurrë pyetje”, tha autori i 99-të golave në 423 ndeshjeve me londinezët.











