Ish-kryebashkiaku i Vlorës i rikthehet diplomacisë, Ermal Dredha pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Nov 3, 2025 | 20:23

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i është rikthyer karrierës diplomatike dhe pritet të emërohet si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

ermal dredha

Kujtojmë se nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në zgjedhjet lokale të 2023 ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Vlorë, post nga i cili dha dorëheqjen rreth dy vite me vonë, në muajin shtator 2025.

Emërimi i tij në Zvicër shihet si rikthim në shërbimin diplomatik, ndërsa ende nuk dihet se kur do të nisë zyrtarisht detyrën në Bernë.

© Panorama.al

Te lidhura