Toni Freiksa, kandidat për president i Barcelonës në vitet 2015 dhe 2021 dhe anëtar i bordit të klubit nën drejtimin e Joan Laporta, Sandro Rosell dhe Bartomeu ka folur për rastin “Negreira”.
Në programin ‘El Partidazo de COPE’, ai deklaroi se: “Ajo që po i bëhet Barcelonës është famëkeqe dhe e përçmueshme.
Askush në botën e futbollit nuk dyshon ose nuk mendon se Barça fitoi gjithçka që fitoi gjatë asaj periudhe për shkak të favoreve të arbitrit.
Real Madridi duhet të mbulojë turpin e historisë së tij dhe turpin e favoreve që merr, madrilenët të paditen për shpifje”, tha ai shkurtimisht.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











