“Transfermarkt” ka përditësuar vlerat pas Botërorit për 99 lojtarë. Bie në sy se është vendosur rekord i ri Botëror me Lamine Jamal dhe Erling Haland.

Nga sot, Jamal dhe Haland vlerësohen nga 220 milionë euro si askush më parë. Kilian Mbape mbetet pas me 200 milionë euro.
Sa i përket lojtarëve me vlerësim 100 milionë euro apo më të lartë, janë bashkuar edhe disa lojtarë. Bëhet fjalë për Pau Kubarsin, Uilliam Saliba, Enzo Fernandez, Eliot Anderson dhe Morgan Roxhers. Bëhet fjalë për 26 lojtarë në total që vlerësohen me 100 milionë euro apo më shumë.
Anderson është edhe lojtari që ka pësuar rritjen më të lartë në treg. Plot 35 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











