FOTO/ Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullishte dhe pemë në Cakran, era e fortë favorizon flakët, nisin hetimet për shkaqet

Jul 22, 2026 | 17:54

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat në afërsi të Selishtës, në njësinë administrative Cakran të Fierit.

zjarri fier

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u përhap vatra, por tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për izolimin e flakëve, pavarësisht erës së fortë.

zjarri3

Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes, nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

zjarri fier2

© Panorama.al

Te lidhura